Alexander Frei flet për mundësinë që ta drejtojë kombëtaren e Kosovës: Jam i gatshëm, njoh shumë lojtarë
Një emër i ri është shtuar në mes shumë spekulimeve mbi çështjen se kush do ta marrë drejtimin e stolit të kombëtares së Kosovës në futboll.
Pas largimit të Bernard Challandes, FFK duhet të gjejë një emër të ri për stolin. Së fundmi, ish sulmuesi i Zvicrës, Alexander Frei përmendet si një opsion.
Frei ka zgjedhur madje edhe të flas për një medium kosovar, duke u shprehur i gatshëm që të marrë drejtimin e Kosovës.
“Jam i gatshëm dhe i interesuar të punoj me Kosovën. Është projekt serioz dhe i njoh shumë lojtarë. E kam përcjellur kombëtaren e Kosovës në disa ndeshje” ka thënë Frei për Indeksonline.
42 vjeçari aktualisht drejton skuadrën e Wil, ndërsa te Basel ishte asistent dhe trajner i akademisë. /Periskopi/