Alex Collado i Barcelonës u shndërrua në Messin për 10 sekonda dhe absolutisht shkatërroi Gironan

Alex Collado i Barcelonës u shndërrua në Messin për 10 sekonda dhe absolutisht shkatërroi Gironan

Barcelona mposhti Gironan 3-1 të shtunën mbrëma, në miqësoren e fundit parasezonale.

Skuadra katalunase dominoi në shumicën e pjesës së parë, me Gerard Piquen që shënoi golin e parë të takimit nga penalltia në minutën e 21-të, transmeton Periskopi.

Barcelona po avanconte 2-0 tre minuta më vonë falë një goli nga Rey Manaj, i cili kishte shënuar hat-trick në fitoren e bluagranëve 4-0 kundër Gimnastic të mërkurën.

Girona arriti të shënojë një gol pak para përfundimit të pjesës së parë përmes Samuel Saizit, falë një penalltie të konkretizuar në stilin ‘Panenka’, por më mirë se kaq nuk u bë për vizitorët.

Barcelona vulosi fitoren në minutën e 85-të dhe ishte transferimi i verës, Memphis Depay ai që realizoi golin.

Holandezi mori përgjegjësinë dhe në mënyrë impresive konvertoi penalltinë e tretë të ndeshjes, në debutimin që nuk harrohet.

Sidoqoftë, disa futbollistë të rëndësishëm të Barcelonës ende nuk janë kthyer nga aventurat e tyre me Kombëtaret, kështu që Ronald Koeman pati mundësinë t’i jepte shansin disa futbollistëve të rinj.

Këtu u përfshi edhe aktivizimi i 22-vjecarit Alex Collado kundër Gironas.

Pasi u inkuadrua në pjesën e dytë, në një pikë, ai u shndërrua në Lionel Messin për 10 sekonda, duke i shtrirë në fushë dy kundërshtarë.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: