Alejandro Garnacho refuzon të nënshkruajë kontratë të re me Man United

Alejandro Garnacho refuzon të nënshkruajë kontratë të re me Man United

Alejandro Garnacho ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re me Manchester United.

Për 18 vjeçarin interesim të madh ka shprehur skuadra e Real Madridit dhe Juventusit, shkruan Periskopi.

Garnacho ka shijuar një sezon të mirë në ‘Old Trafford’, me dy gola dhe pesë asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas ‘The Independent’, për 18-vjeçar Man United ka ofruar vlerën 20, mijë funta në javë nga 7 mijë sa e ka tani.

Megjithatë, anësori e refuzoi atë me përfaqësuesit e tij duke pretenduar se nuk është e mjaftueshme dhe nuk pasqyron rritjen e tij në ekip.

Argjentinasi i ri është bërë lojtar i rregullt i United nën drejtimin e Erik ten Hag, por është ende ndër lojtarët më të paguar të skuadrës .

Garnacho është i dyti nga fundi në faturën e pagave, me vetëm Anthony Elanga poshtë tij që fiton 5,500 funte në javë.

Shpërndaje në: