Albumi i ri i “Rolling Stones” në krye të klasifikimeve
Grupi i famshëm britanik, “Rolling Stones” u ngjit në krye të klasifikimeve për shitje të albumeve në Britaninë e Madhe, hera e parë pas më shumë se 20 vite, pasi kanë festuar të enjten lindjen e fëmijës së tetë të këngëtarit Mick Jagger.
“Blues & Lonesome”, albumi i parë që prej vitit 2005 dhe u shit në 106 000 ekzemplarë në vend që prej publikimit të tij në 2 dhjetor, sipas organit zyrtart të klasifikimit të shitjeve, “Official Charts Company”.
Albumi i fundit i “Rolling Stones” që ngrihet në vend të parë të shitjeve është “Woodoo Lounge” në vitin 1994. Një version i rinovuar i albumit të tyre në vitin 1972 “Exile on Main St.” që arriti një performancë shumë të mirë edhe në vitin 2010.
“Bridges to Babylon” (1997) dhe “A Bigger Bang” (2005) kishin arritur respektivisht në vend të gjashtë dhe të dytë në kalsifikimin e shitjeve.
Që prej vitit 1964, është hera e dhjetë që Rolling Stones dalin në krye të klasifikimeve në Britani të Madhe./ ATSH