Albumi i ri i Kanye Westit është ‘shërim për të sëmurit, ushqim për të uriturit dhe strehë për të pastrehët’
‘Donda’ më në fund është lansuar dhe bota mund të marrë frymë lirshëm sërish.
Ikona e muzikës dhe artit global, Kanye West ka lansuar albumin e dhjetë në karrierë, duke i dhënë botës infuzionin e kërkuar për ta shëruar depresionin kronik të njerëzimit, shkruan Periskopi.
Pas një periudhe absolutisht të jashtëzakonshme të euforisë dhe pritjeje të gjatë që u përcoll me shtyerje pas shtyerje, e seanca dëgjimi madhështore vazhdimisht, ‘Donda’ nuk kishte asnjë gjasë të përmbushte pritshmiëritë.
Mirëpo, disi, përsëri i arriti ato, madje për shumë kë edhe mund t’i ketë tejkaluar.
Kanye përdorë me mjeshtëri diapazonin e gjërë muzikor për të krijuar një album i cili na bën krenarë që i përkasim të njejtës qenie si zotëri West;
Beatat e ‘Donda’ të bëjnë të ndihesh sikur jeni duke dëgjuar diçka me një kuptim shumë më të thellë se ajo që realisht po dëgjoni dhe që është krijuar nga një fuqi mbi ne.
Meloditë religjioze të gërshetuara me një ton të lehtë trishtimi, ngjashëm si te albumi ‘808’s and Heartbreak’, të japin ndjesi të jashtëzakonshme shlirimi e përmbushjeje.
Përzgjedhja e artistëve pjesmarrës vërehet qartë se është bërë me kujdes të madh, teksa secili ka dhënë 110% për të kompletuar një vepër që sigurisht se do të renditet lart në mesin e albumeve tjera të artistit.
Sa për ta vënë në perspektivë çka përfaqëson Kanye Westi si artist, ju përkujtojmë se ai asnjëherë nuk hezitoi ta quante veten ‘gjeni’ dhe njerëzimi iu përgjigj me urrejtje e vendosmëri për ta bindur se ai në fakt ishte ‘i sëmurë’.
Kështu i përgjigjet bota dikujt që ia di vetes vlerën.
Shijojeni. /Periskopi.com/
https://www.youtube.com/watch?v=6_Y6tThuw9I&list=PL8czsbhQP4tvew4t_V2PL-wUMbxIUdz4o