Albin Kurtin e braktisë edhe profesori i tij: Nuk jam më anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje
Profesori Universitar Salem Lepaja, ka njoftuar se nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje
“Të nderuar miq të FB! Ju njoftoj se nuk jam më anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)”, ka shkruar ai.
Ndërkohë që nuk dihet arsyeja e largimit.
Profesor Salem Lepaja, ishte njëri ndër profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, i cili i ligjëroi kryeministrit të sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.