Albin Kurti paralajmëron formimin e qeverisë, por s’tregon se si do ta formojë

Albin Kurti paralajmëron formimin e qeverisë, por s’tregon se si do ta formojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës, VV’ja prin në 21 komuna.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Kurti thotë se puna e qeverisë së re do të vazhdojë sapo të certifikohen rezultatet, por nuk tregon se si do ta formojë apo  kë preferon për partnerë në qeverisje.

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.  Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.  Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, shkroi Kurti.

Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep.

Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me…

Posted by Albin Kurti on Tuesday, February 11, 2025

Shpërndaje në: