Alban Zogaj takon familjen e Mulla Idrizit dhe familjen Kllokoqi: Me njerëz të tillë, ndryshimi është më i afërt se kurrë

Alban Zogaj takon familjen e Mulla Idrizit dhe familjen Kllokoqi: Me njerëz të tillë, ndryshimi është më i afërt se kurrë

Kandidati për deputet i LDK-së, Alban Zogaj i cili në listën zgjedhore bart numrin 28 sot ka vizituar dy familje të cilat kanë lënë gjurmë të thella në historinë e Kosovës.

Zogaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se familja e Mulla Idrizit në Gjilan dhe familjen Kllokoqi në Prishtinë janë “motivimi për të vazhduar me përkushtim rrugën tonë drejt ndryshimit”.

“Ndryshimi po vjen, dhe bashkë me njerëz të tillë, ai ndryshim është më i afërt se kurrë!”, ka shkrur Zogaj mes tjerash.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj dy familje të respektuara që kanë lënë gjurmë të thella në historinë dhe traditën tonë: familjen e Mulla Idrizit në Gjilan dhe familjen Kllokoqi në Prishtinë.

Bisedat me ta janë burim energjie dhe motivimi për të vazhduar me përkushtim rrugën tonë drejt ndryshimit. Këto familje jo vetëm që mishërojnë vlerat më të mira kombëtare, por na kujtojnë rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe punës për të mirën e përbashkët.

Ndryshimi po vjen, dhe bashkë me njerëz të tillë, ai ndryshim është më i afërt se kurrë!

#BashkëPërNdryshim #Respekt #albanzogaj28

Shpërndaje në: