Alban Zogaj: Programi i LDK`së prioritet për zhvillimin e Kosovës

Alban Zogaj: Programi i LDK`së prioritet për zhvillimin e Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Alban Zogaj ka thënë se LDK është e fuqishme dhe bashkuar përballa sfidave që e presin Kosovën.

Ai ka publikuar disa fotografi nga tubimi që kanë pasur në Fushë Kosovë.

“Kryetari Lumir Abdixhiku shpalosi vizionin dhe programin tonë, duke u fokusuar në prioritetet që do ta zhvillojnë Kosovën dhe do të forcojnë mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Statusi i tij i plotë:

Tubimi madhështor i LDK-së në Fushë Kosovë mbrëmë ishte një dëshmi e qartë e energjisë dhe përkushtimit tonë për një të ardhme më të mirë. Kryetari Lumir Abdixhiku shpalosi vizionin dhe programin tonë, duke u fokusuar në prioritetet që do ta zhvillojnë Kosovën dhe do të forcojnë mirëqenien e qytetarëve tanë.
LDK është më e fuqishme se kurrë dhe e bashkuar përballë sfidave të së nesërmes. Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e këtij tubimi, që na japin kurajo dhe motiv për të vazhduar përpara.
#LDK

Shpërndaje në: