Alban Zogaj pas homazheve në Strellc: Po vazhdojmë në Klinë, Has, Rahovec dhe Suharekë

Alban Zogaj pas homazheve në Strellc: Po vazhdojmë në Klinë, Has, Rahovec dhe Suharekë

Kandidati për deputet nga LDK, Alban Zogaj sot bashkë me kryetarin e partisë Lumir Abdixhikun kanë bërë homazhe në 22 vjetorin e Kolonel Tahir Zemajt.

“Me përulësi dhe respekt të thellë bëmë homazhe te varri i Kolonel Tahir Zemajt, një ndër figurat më të shquara të luftës për liri dhe një shembull i pashoq i guximit, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj atdheut”, shkroi Zogaj.

Tutje Zogaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook njoftoi se do vazhdojnë takimet me qytetarë në Has, Rahovec, Klinë e Suharekë.

 

Postimi i plotë:

Sot, me Kryetarin Lumir Abdixhiku nderuam kujtimin per Kolonel Tahir Zemaj dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës!

Me përulësi dhe respekt të thellë bëmë homazhe te varri i Kolonel Tahir Zemajt, një ndër figurat më të shquara të luftës për liri dhe një shembull i pashoq i guximit, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj atdheut.

Pas homazheve në Strellc, vazhduam në fshatin Kotradiq, ku zbuluam pllakën përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131 të UÇK-së. Me krenari nderuam familjen Sefaj për kontributin e tyre të çmuar në luftën për liri.

Po vazhdojmë në Klinë, Has, Rahovec dhe Suharekë, ku takimet me qytetarë janë dëshmi e frymës së bashkimit dhe përkushtimit për të ndërtuar një të ardhme edhe më të mirë për vendin tonë.

Lavdi përjetë Kolonel Tahir Zemajt, Brigadës 131 dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Shpërndaje në: