Alban Hyseni në gusht tha se i është zgjidhur problemi financiar, shuhet KB Drita shkaku i parave

Alban Hyseni në gusht tha se i është zgjidhur problemi financiar, shuhet KB Drita shkaku i parave

Klubi basketbollistik i qytetit të Gjilanit, KB Drita, është shuar si shkak i problemeve financiare. Në gusht të këtij viti, kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, kishte deklaruar se KB Drita i ka kaluar krizat financiare.

Lajmi është bërë i ditur nga kapiteni i kësaj skuadre, Qëndrim Demi.

Megjithatë, Hyseni kishte deklaruar në gusht të këtij viti se klubi basketbollistik i Gjilanit veçse kishte tejkaluar problemet financiare.

Madje, thoshte se klubi po synon majat e basketbollit vendor.

“Më në fund, pas një angazhimi të gjatë e aspak të lehtë, K.B. DRITA tashmë ka zgjidhur problemin financiar. Bashkërisht po synojmë majata e basketbollit vendor. Shumë shpejt, K.B Drita rikthehet në basketboll cilësor e atmosferë të zjarrtë“, deklaroi Hyseni.

Shpërndaje në: