Alba ‘shuan’ shpresat e djemve që shfaqën pëlqim për të
Alba është një nga banorët me të diskutuara në Big Brother. Në hyrjen e saj bashkë me modelin Lumbardh Salihu fansat filluan t’i shohin bashkë si çift.
Më pas ajo u afrua me Gani Gërminë. E së fundmi edhe me Azemin ka shfaqur afërsi.
Por, Alba sot në “Prime” tha se nuk ndjen për asnjëri prej tyre asgjë .
“Ka momente që ndjehem në siklet. Por, jam person që i marr me sportivitet. Shof vetëm shoqni. Me asnjërin prej tyre nuk dua diçka më shumë”, tha ajo.