Alarmuese: Një përkahës i VV’së shihet duke plotësuar dhjetëra formularë për zgjedhjet e 9 shkurtit ( VIDEO)

Alarmuese: Një përkahës i VV’së shihet duke plotësuar dhjetëra formularë për zgjedhjet e 9 shkurtit ( VIDEO)

Kohëve të fundit është raportuar se partia në pushtet, Vetëvendosje ka filluar përpjekjet për të ndikuar kundërligjshëm në procesin e votimit të diasporës, për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 9 shkurt, në Republikën e Kosovës, shkruan Periskopi.

Organizimi i plotësimeve të fletëvotimeve në ambiente të ndryshme është në kundërshtim me rregullat ligjore në fuqi.

Një gjë e tillë duket se ka ndodhur përsëri në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, të siguruar nga Periskopi, shihet një qytetar nga diaspora teksa plotëson dhjetra fletëvotime në shtëpinë e tij.

Në sfond të videos vërehet që qytetari është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që plotësimin e fletëvotimeve po e shoqëron me një fjalim të Kurtit në tubimet e tanishme si dhe slloganin “Cep më cep”.

KLIKO KËTU PËR TË PARË: 👉VIDEON att.abtpi-f74OXgmhELUPE24vTLWwXzy9hF-csT_PfS5xk

 

Ky nuk është rasti i vetëm për të cilin po raportohet se VV, ka ndikuar jashtëligjshëm procesin e votimit, në diasporë.

Periskopi vetëm para dy ditësh ka raportuar për një rast, që një mërgimtar shihet me 22 pako me fletëvotim në duar duke bërë thirrje që të votohet VV’ja.

Kujtojmë se pas raportimi të Periskopit, ka reaguar edhe Prokuroria e Shtetit dje, e cila tha në një njoftim për media se ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore./PERISKOPI

Raportimet për cenim të të drejtës së votës – Aktivizohet Prokuroria e Shtetit: Do t`i ndalojmë keqprëdoruesit e votës së lirë

 

Reagon anëtari i KQZ-së pas raportimit të Periskopit se mbështetësi i VV-së u fotografua me 22 pako me fletëvotime: Kjo është vepër penale

Shpërndaje në: