Alarmante: Më 2023 hiq më pak se 829 infermierë e lëshuan Kosovën, e sivjet për 4 muaj u larguan 183 tjerë
Kryetarja e Odës së Infermierëve, Nexhmije Gori, ka folur rreth largimit të inferimerëve nga Kosova. Ajo tregon arsyjet dhe shkaqet pse infermerët po ikin nga vendi.
“Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë sa i përket largimit të infermierëve nga Kosova i referohet kryesisht kërkesave të anetarëve për vërtetime për të kaluarën etike të cilat i përcjellin në shtetet ku synojnë të punojnë apo licencave të pa plastifilkuara të cilat si të tilla kërkohen nga ambasadat e shteteve perëndimore”, tha Gori.
Tutje ajo tregon se sa është numri i kërkësave të infermierëve që kanë kërkuar dokumente për të kalarën etike si dhe licenca plastifikim.
Viti 2023, ishte viti me ikjen më të madhe.
Hiq më pak se 829 infermierë e lëshuan Kosovën, derisa sivjet për 4 muaj u larguan 183 tjerë.
“Sipas viteve ky është numri i infermierëve që kanë kërkuar dokumente për të kaluarën etike si dhe licenca pa plastifikim. 2021, vërtetime për të kaluarën etike 3, licenca pa plastifikim 119, në vitin 2022 vërtetime për të kaluarën etike, 77, ndërsa licenca pa plastifikim 472, viti 2023, vërtetime për të kaluarën etike, 116 licenca pa plastifikim 713, viti 2024 (deri me 15 maj 2024) vërtetim të Kodit Etik 54, licencë të pa plastifikuar 129”, deklaroi ajo për GazetaBlic.
Krahas kësaj Gori tregon se cilat janë arysjet e largimit të infermierëve nga Kosova.
“Arsyet e largimit janë të ndryshme. Kryesisht janë këto arsye të largimit të infermierëve nga Kosova. Arsyet financiare – paga shumë më të larta në vendet ku shpërngulen, cilësia më e mirë e jetesës në vendin ku emigrojnë, siguria dhe kushtet më të mira të punës në vendet ku shpërngulen”, tha ajo.
Gori tregon se cilat janë arsyjet pse po ka paknaqësi tek inferimerët.
“Duhet potencuar se ne kemi nje ligj qe megjithate nuk i trajton gjitha kategoritë e profesionisteve shendetësore sipas nivelit te shkollimit dhe pergatitjës profesionale. Kjo ka bërë që të ketë pakenaqësi mes komunitetit” u shpreh ajo.