Alarmante, macet kanë parazitin që shkakton një sëmundje të rëndë

Alarmante,  macet kanë parazitin që shkakton një sëmundje të rëndë

Raporti i fundit paralajmëron se paraziti “Toxoplasma gondii” i gjetur në jashtëqitjen e maceve, ndryshon përbërjen kimike të trurit.

Paraziti rrit rrezikun e sëmundjeve të: kancerit të trurit, ankthit, dhe skizofrenisë.

Michael Sukhedo nga Journual of Parasitology thotë se “parazitit i pëlqen të ngjitet në tru” .

” Rreth një e treta e njerëzve në mbarë botën mendohet se e kanë parazitin T.gondii, dhe dyshohet edhe për shumë të tjerë”.

Sipas shkencëtarëve, simptomat është shumë e vështirë të zbulohen sepse ndryshojnë nga njëra tjetra, ka prej atyre që nuk shfaqin asnjë shejë të infeksionit të jashtëm, derisa të tjerët sëmuren rëndë.

Në qoftë se këto zbulime janë të vërteta paraziti mund të shkaktojë gjendje alarmante të shëndetit publik, tek të sapolindurit dhe të rriturit gjithashtu. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: