Al Pacino mbush 80 vjet, kjo është jeta e tij interesante!
Aktori i famshëm Al Pacino, i cili feston sot 80-vjetorin e lindjes, ka një jetë interesante personale dhe profesionale.
Më poshtë janë disa kuriozitete që kanë shënuar jetën e tij:
Alfredo James Pacino nuk është martuar kurrë, por ka pasur marrëdhënie romantike me 11 aktore.
Me dy prej tyre, Jan Tuarant dhe Beverly D’Angelo, ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy binjakë për të cilët u kujdes më vonë.
Marrëdhëniet e tjera janë me Jill Clayburgh, Tuesday Weld, Marthe Keller, Carol Cane, Diane Keaton, Penelope Ann-Miller, Madonna, Lucila Solà dhe Meital Dohan, izraelitja me të cilën jetoi deri shkurtin e kaluar.
Në karrierën e tij, që ka pothuajse çmim në çdo paraqitje në ekran, lista e filmave të refuzuar fillon nga ”Taxi Driver” deri te ”Star Wars”, nga ”Apocalypse Now” te ”Kramer vs Kramer”, nga ”Once Upon a Time in America” te ”Pretty Woman”.
Al Pacino është djali i dy emigrantëve sicilianë (babai u largua nga familja kur Al ishte ende me pelena).
U lind në Harlem më 25 prill 1940.
Kaloi fëmijëri të vështirë në Bronx dhe përjetoi ligjet e ashpra të rrugës: duhanpirës dhe konsumator i drogave të lehta që nga mosha 10 vjeç.
17 vjeç la shkollën.
20 vjeç troket më kot në dyert e ”Studio Actors”.
Lee Strasberg njohu te ai cilësi të pazakonta aktoriale.
Fillon karierën kur Jerry Shatzberg i ofron atij rolin e protagonistit, tregtarit të ri të drogës Bobby, në ”Panic in Needle Park”.
Francis Coppola vëren se ai është aktori i duhur për rolin e Michael në ”The Godfather”.
U nominua për Oscar për rolin më të mirë mbështetës në këtë film, por Al Pacino sfidon jurinë duke thënë se roli i tij nuk është inferior ndaj atij të Marlon Brando, që e fitoi çmimin Oscar. Rezultati? Të dy nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Që atëherë Al Pacino u bë aktori i preferuar i kineastëve amerikanë.