Al-Khelaifi: Të gjithë e dinë ku do të luajë Mbappe

Al-Khelaifi: Të gjithë e dinë ku do të luajë Mbappe

Presidenti i PSG ka qartësuar çdo gjë rreth të ardhmes së Kylian Mbappe.

Pas ardhjes së Messi te PSG, Mbappe është lidhur me kalimin e mundshëm te Real Madrid.

Megjithatë, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh. Mbappe do të luajë me Neymar e Messi, sipas presidentit të PSG.

“Mendoj të gjithë e dinë të ardhmen e Mbappe: Ai është parisien”, ka thënë Al-Khelaifi, transmeton Periskopi.

“Ai ka thënë se dëshiron skuadër garuese. Nuk ka arsyetim për të vepruar ndryshe tani”, shtoi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: