Al Hilal thotë se nuk ka marrëveshje me Leo Messin

Al Hilal thotë se nuk ka marrëveshje me Leo Messin

Tashmë dhe zyrtarisht skudra nga Arabia Saudite, Al Hilal e ka bërë të qartë situatën me Leo Messin.

Skuadra saudite thotë se asnjëherë nuk kanë arritur marrëveshje me Leo Messin dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodh, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar kishte mjaft spekulime se argjentinasi kishte firmos një kontratë me Al Hilal për çmimin 600 milionë euro në vit.

Por, skudra nga Arabia sot i ka dhënë përfundimisht përgjigje gjithë atyre spekulimeve që Messi do i bashkohet atyre.

Shpërndaje në: