Akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri në Gjykatën e Posaçme, do të njihet me masën e sigurisë

Akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri në Gjykatën e Posaçme, do të njihet me masën e sigurisë

Safet Bajri (Rustemi) u zhvendos mëngjesin e sotëm nga Blloku i Sigurisë në Gjykatën e Posaçme, ku po përballet me gjyqtaren Irena Gjoka për verifikimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Në të njëjtën seancë verifikohen masat edhe për Astmer Bilalin dhe Behar Brajoviç, të cilët ishin në paraburgim për të tjera krime, raporton A2CNN.

Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua pak ditë më parë pranë banesës së tij në Dobraç të Shkodrës dhe u soll në kryeqytet.

Bajri figuronte edhe në bisedat e zbërthyera në aplikacionet Sky Ecc dhe Encrochat, ku flitej për krime të rënda, përfshi plane për vrasje.

Shpërndaje në: