Akuzohet për përdhunimin e katër grave, FIFA merr masa ndaj Benjamin Mendy

Akuzohet për përdhunimin e katër grave, FIFA merr masa ndaj Benjamin Mendy

Benjamin Mendy po kalon në periudhën më të vështirë gjatë karrierës së tij si futbollist, por ndoshta edhe periudhën më të vështirë jetësore.

Lojtari francez lidhet me akuza të rënda që përfshijnë përdhunime dhe ngacmime seksuale.

Në total, lojtari ngarkohet me katër akuza të këtij lloji, por viktimat e mundshme janë edhe të moshës së mitur, përcjell Periskopi.

Si pasojë e këtyre akuzave që rëndojnë mbi të, Manchester City fillimisht e ka larguar lojtarin francez nga të gjitha regjistrat.

Por, së fundmi disa hapa ka marrë edhe kompania e video-lojërave, EA, e cila e ka larguar francezin tërësisht nga edicioni i ri i FIFA, FIFA 22.

Procesi gjyqësor për lojtarin francez do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: