Akuzohet për përdhunim – Të rejat nga Mason Greenwood, çfarë do të ndodh me të nesër?

Akuzohet për përdhunim – Të rejat nga Mason Greenwood, çfarë do të ndodh me të nesër?

Ylli i Manchester United, Mason Greenwood, do të mësojë nesër nëse lirimi me kusht i zgjatet pasi u arrestua me dyshimin për përdhunim.

Sulmuesi i Anglisë u arrestua në janar pasi viktima e tij e supozuar 18-vjeçare postoi imazhe dhe video në mediat sociale kinse e keqtrajtuar nga ai, shkruan Periskopi.

20-vjeçari u arrestua sërish për sulm të dyshuar seksual dhe kërcënime për vrasje.

Hetimi mbetet ende dhe Policia e Manchesterit mund t’ia zgjasë atij lirmin me kusht.

Të enjten, avokatët e futbollistit do të paraqiten në gjykatën e Manchetserit në një seancë me dyer të mbyllura.

Lojtari mbetet i pezulluar nga United dhe ka luajtur për herë të fundit për klubin më 22 janar në fitoren 1-0 kundër West Hamit.

 

Shpërndaje në: