Akuzat për mashtrim: Merret vendimi për Neymar

Akuzat për mashtrim: Merret vendimi për Neymar

Kthesë e bujshme në gjyqin e Neymar, i akuzuar për mashtrim dhe korrupsion së bashku me tetë persona të tjerë, përfshirë babanë e tij, Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu.

Prokuroria Publike e Barcelonës tërhoqi sot të gjitha akuzat ndaj sulmuesit të PSG-së, në gjyqin e nisur në mes të tetorit për parregullsitë e supozuara të kryera në transferimin e brazilianit nga Santos te Barcelona në vitin 2013.

Prokuroria tërhoqi edhe akuzat ndaj të pandehurve të tjerë. Neymar përballet me dy vjet burgim dhe një gjobë prej 10 milionë eurosh, por tashmë që akuzat janë tërhequr të gjitha këto bien.

Shpërndaje në: