Akuzat për këngën “Akoma po të pres”, Gjurgjiali ka një porosi për Mihrije Brahën
Vokalisti i grupit 403, Hektor Gjurgjiali në emisionin #gjesi në T7 ka pasur një mesazh për këngëtaren Mihrije Braha të cilën e ka akuzuar se ia ka marrë këngën “Akoma po të pres”.
Ai ka thënë se i vjen keq e shpreson që këngëtarja Braha i ka dëgjuar intervistat e tij.
“Mu është ka më vjen shumë keq, sdi intervistat a i ka ndi intervistat e mia. Unë nuk e kam akuzuar Mihrijen që ajo ma ka marrë këngën. Me siguri Mihrija më sheh, po du me i thanë në kuptim asnjëherë nuk kam thënë ma ka marrë këngën Mihrija. Unë e kam tregu rastin edhe tregoj kush e ka marrë”, ka thënë ai.
Gjurgjiali ka thënë i beson Naim dhe Mihrije Brahës që e kanë blerë këngën.
“Qysh në vitin 80-të e ka incizuar këngën? Ato kanë shku me kopjen e kasetës teme. Unë plotësisht i besoj Mihrijes e Naimit kur më kanë thënë se Mentori ua ka shit këtë këngë.
Autor i këngës “Akoma po të pres” jam unë. Është kriju dhe incizu në Tiranë, studio 6-shi te akademia e arteve.”, thotë ai.
Ai tha se ka dëshmitarë dhe të njëjtit i ka përmendur edhe me emra.
“Ai që nga viti 96 nuk është në Kosovë, në momentin që ma ka marrë kasetën, tek pas një kohe kur jam kthy në Shqipëri e kam dëgju këngën në radio. Unë kam qenë i dënuar për shkak të shkeljes së kufirit.
E kam telefonuar më ka thanë nuk di asgjë. Kur e kam taku Naimin më ka thanë Mentori ma ka shit. Ai ka fol me Naimin në prani temën, pse nuk po tregon që e ke shit këngën për 500 marka”, ka shtuar ai.