Akuzat për dhunë: Brad Pitt reagon pas padisë së Angelina Jolie-s
Brad Pitt i ka hedhur poshtë akuzat e ish-bashkëshortes, Angelina Jolie, se ai e ka sulmuar fizikisht atë dhe fëmijët e tyre gjatë një fluturimi me avionin privat në vitin 2016.
Përfaqësuesi i tij tha për CNN se pretendimet e bëra në një kundërpadi të re të paraqitur më 4 tetor janë “plotësisht të pavërteta”.
Jolie tha se ish-bashkëshorti e ka kapur dhunshëm nga koka dhe ka sulmuar edhe dy fëmijët gjatë udhëtimit. Pretendimi i Jolie për sjellje abuzive të Pitt në fluturimin e 14 shtatorit 2016 është shfaqur edhe në dokumentet e mëparshme gjyqësore, duke përfshirë marrëveshjen e divorcit të ish-çiftit të famshëm.
FBI hetoi aktorin për abuzim të dyshuar ndaj fëmijëve në vitin 2016. Megjithatë, autoritetet arritën në përfundimin se nuk ishte e nevojshme të ndiqeshin akuza penale kundër Pitt për shkak të “disa faktorëve”, sipas të dhënave gjyqësore të marra nga Page Six.
Jolie argumenton në kundërpadinë e re, megjithatë, se agjenti i FBI-së që hetoi akuzat kishte “shkak për të akuzuar Pitt për një krim federal për sjelljen e tij atë ditë”.
Burimet kanë thënë për TMZ se Jolie dyshohet se i ka kthyer fëmijët kundër babait të tyre dhe, si rezultat, ai ka pak ose aspak marrëdhënie me ta.