Akuzat e VV-së rreth votave me postë, Abdixhiku iu kundërpërgjigjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.
Ai është pyetur edhe për votat me postë, ku LVV-ja e akuzon LDK-në se “i ka manipuluar ato”.
Abdixhiku ka thënë se nuk mund të rrënohet një proces zgjedhor, vetëm pse LDK-ja ëshë rritur.
Abdixhiku ka shtuar se janë të dëshpëruar që s’kanë arritur t’i marrin 40 mijë vota nga diaspora siç kanë projektuar.