Akuzat e reja, Thaçi e Smakaj brenda 30 ditëve duhet të deklarohen rreth fajësisë

Akuzat e reja, Thaçi e Smakaj brenda 30 ditëve duhet të deklarohen rreth fajësisë

Javën e ardhshme Hashim Thaqi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu e Hajredin Kuçi sërish do të dalin në gjykatore të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, për akuzat për pengim të drejtësisë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka caktuar që këtë të martë, të mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes, ku do të diskutohet për organizimin e shkëmbimeve midis palëve për të mundësuar përgatitje të shpejtë për gjykim.

 

Në këtë seancë, ish presidenti Hashim Thaçi, e ish shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj e kanë mundësisë të deklarohen rreth pranimit ose jo të fajësisë.

“Sa i përket pranimit ose jo të fajësisë në lidhje me akuzat të pandehurit ka të drejtë ta bëjë këtë gjë në afat prej 30 ditësh nga momenti i paraqitjes për herë të parë në Gjykatë”, ka theksuar Ardian Bajraktari – Avokat.

Në seancat e paraqitjes së parë, Hajredin Kuçi, Fadil Fazliu e Isni Kilaj nuk kanë pranuar fajësinë, duke mohuar akuzat e zyrës së prokurorit të specializuar.

Përvec Kuçit, që është në liri e Thaçit, që ndodhet në paraburgim që nga 2020, të tre të tjerëve Gjykata iu caktoi masën e paraburgimit pas arrestimit, ndonëse të njëjtit kërkuan lirim me kusht.

“Tani ne nuk kemi shumë detaje në arsyetim, në provat në arsyetimet në propozimet e prokurorisë, dhe sigurisht që Gjykata i ka shqyrtuar një ka një dhe ka marr një vendim bazuar në kushtet dhe ligjit ashtu sa ka mundësi dhe ka ofruar masat adekuate”, ka theksuar Amer Aliaj – Fondi për të Drejtën Humanitare.

Gjykata Speciale së fundmi ka konfirmuar aktakuzën e re, Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë, duke ndikuar e zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur, që ishin pjesë e rastit ku ish krerët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte.

 

Shpërndaje në: