Akuzat e Çekut për rrënim të paligjshëm të Sarajit të Vjetër në Prizren, Totaj sot mban konferencë
Para disa ditëve ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka dorëzuar kallëzim penal për siç tha ai rrënimin e paligjshëm të “Kompleksit Saraji i Vjetër” në Prizren.
“Në kallëzimin penal janë të përfshirë kryetari i Komunës së Prizrenit, drejtori i Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, bashkëpunëtorja profesionale e Komunës së Prizrenit, drejtoresha e Departamentit Ligjor të MMPHI-së dhe pronari privat si investitor.”
Lidhur me këtë, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë konferencë për media sot.
“Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban konferencë për media për pretendimet e ministrit të MKRS-së rreth rastit të rrënimit të objektit “Saraji i Vjetër” në Prizren. Merr pjesë edhe zyrtarja e kësaj lënde nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)”
MKRS kishte thënë se “rrënimi i paligjshëm i këtij kompleksi me rëndësi historike ka ndodhur më 27 maj 2024, vetëm dy muaj pasi aseti kishte hyrë në listën e mbrojtjes së përhershme”.
“Ky veprim u mundësua nga lëshimi i dy lejeve të paligjshme nga Komuna e Prizrenit.”