Akuza të tmerrshme të Spezias kundrejt tifozëve të Juventusit: Urinuan mbi stafin tonë
Një akt i pakëndshëm dhe i çuditshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes së të dielës Spezia-Juventus
Dy punëtorë të Spezias kanë thënë që ata janë urinuar nga tifozët e Juventusit gjatë ndeshjes që Bardhezinjtë e luajtën në Serie A kundër klubit ligurian të dielën në mbrëmje.
Një burrëdhe një grua të cilat punojnë për klubin që gjendet në qytetin La Spezia i thanë agjencisë së lajmeve ANSA që derisa ata qëndronin në këmbë në tribunën e Juves, “Ata janë goditur nga urina dhe raportohet që ata kanë parë një njeri duke urinuar mbi ta”.
Incidenti në pyetje është konfirmuar edhe nga vet klubi. Forcat policore, tani janë duke punuar që të verifikojnë këtë incident përmes fotove të cilësisë së lartë dhe nga kamerat e vendosur brenda stadiumit.
Gjërat shkuan sipas “mënyrës” që deshi Juventusi pasi që ata mposhtë Spezian me rezultat 2-0 falë golave nga Moise Kean dhe Angel Di Maria, që do të thotë se skuadra e Massimiliano Allegrit janë në garë për t’u kualifikuar për ndonjë garë në Europë, pasi që atyre ju hoqën 15 pikë shkaku i mashtrimeve që bënë me paga të futbollistëve.
Për momentin ata janë në vendin e shtatë, por duhet që të reduktojnë nëntë pikë nëse dëshirojnë që së paku të jenë në vendin e katër në fund të sezonit.
Spezia është duke luftuar për të mbetur në Serie A dhe është vetëm dy pikë zonës që e largon atë nga kjo ligë.