Akuza: PSG akuzon Barçën se po i çon mesazhe Mbappes, Barca-PSG-në se po i çon mesazhe Messit

Akuza: PSG akuzon Barçën se po i çon mesazhe Mbappes, Barca-PSG-në se po i çon mesazhe Messit

Paris Saint-Germain u diskualifikua prej Ligës së Kampionëve dhe ndodhen në vend të dytë në Ligue 1 të Francës. Meqë dy yjet e mëdhenj të këtij ekipi, Neymar dhe Mbappe, janë gati për të hyrë në vitin e fundit të kontratave përkatëse, klubi ka filluar të shqetësohet se gjërat nuk mund të zgjidhen.

Kjo mund të jetë arsyeja pse presidenti i tyre, Nasser Al-Khelaïfi, thuhet se i ka dërguar një mesazh FC Barcelonës duke i paralajmëruar ata që ta lënë Neymarin të qetë. Thashethemet janë se ylli brazilian po kërkon të largohet nga Parisi dhe të kthehet në Kataloni dhe të ribashkohet me mikun e tij Lionel Messin.

Shtypi katalanas ka akuzuar PSG-në për hipokrizi sepse ata thonë se ishin parisienët ata që i kanë dërguar mesazhe Messit gjatë gjithë kohës.

Thashethemet gjatë muajve të fundit folën për një ofensivë tërheqëse nga PSG në përpjekje për të joshur Messin në Francë dhe për oferta të mëdha që i janë bërë yllit argjentinas.

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, pranoi se ata do të negocionin për Messin, ndërsa lojtarët e Argjentinës si Leandro Paredes dhe Ángel Di María folën hapur për dëshirën që kanë për ta parë kapitenin e ekipit të tyre kombëtar në Paris./Periskopi

Shpërndaje në: