Akull për një lëkurë të shëndetshme

Akull për një lëkurë të shëndetshme

Akulli duket se po përdoret nga shumë estetistë për shkak të efekteve të shumta pozitive në lëkurë.

Akulli sipas disa eksperimenteve, ka rezultuar të jetë një rifreskues natyral, përmirëson qarkullimin e gjakut duke parandaluar rrudhat dhe duke ju dhuruar një lëkurë të shëndetshme e plot shkëlqim.

E tëra çka duhet të bëni është ta vendosni akullin në fytyrë, mirëpo janë disa gjëra që duhet ti keni parasyshë nëse doni ta aplikoni vetë në shtëpi.

Vishni dorëzat për t’i mbajtur kubat e akujve. Kjo mbron duart tuaja, veçanërisht nëse planifikoni ta bëni një trajtim fytyre më të zgjatur.

Mos e vendosni akulllin drejtpërdrejtë në lëkurë, pa e vendosur paraprakisht në një leckë fytyre të pastër, për ta masazhuar më pas fytyrën.

Por, mund t’i përdorni kubat e akujve drejtpërdrejtë në zonat ku keni akne apo për ta larguar ënjtjen poshtë syve.

Për ta mënjanuar djegien e lëkurës, mos aplikoni terapinë me akull në trup, për më shumë se një orë.

Mund ta dyfshoni efektivitetin e kësaj terapi kur bashkë me akull përdorni edhe tranguj, çaj të gjelbër ose hudhër.

Shpërndaje në: