Aktorja shqiptare më e bukur se Angeline Jolie (Foto)
Është një nga gratë më të bukura të skenës shqiptare.
Ajo është shkëputur nga skena që disa vite, por filmat e saj ende i shikojnë të gjithë.
Rajmonda Bulku ishte deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe përfaqëson PD-në.
Tironsja filloi jetën artistike që në moshën 16-vjeçare. Tani me gjithë bukurinë që ka, ajo po i ofrohet të 60’ave.
Roli i saj i parë ishte ai i Pranverës në filmin “Dimri i fundit” rol që do të vlerësohej për gjithë kohën.
Ajo ka dhjetëra çmime të fituara.
Ajo kujtohet gjithashtu edhe për impenjimin e saj social në Lëvizjen për Demokraci në fund vitin 1990 dhe fillimin e vitit 1991. Thirrja e saj për protestë paqësore drejtuar grave të Tiranës, në mitingun e improvizuar në Qytetin Studenti, në solidaritet me grevistët e urisë, të cilët kërkonin heqjen e emrit të diktatorit Hoxha nga emërtimi zyrtar i Universitetit të Tiranës, i dha shtysë protestës masive që çoi në rrëzimin e shtatores së diktatorit në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt 1991.
E lindur në gusht 1958, është e martuar dhe ka dy fëmijë.