Aktori turk solidarizohet me shqiptarët: Mos përjetofshi më humbje të tilla
Tolgahan Saysiman shpesh herë ka treguar afërsinë dhe dashurinë që ka për shqiptarët.
Aktori turk i cili është i martuar me modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi ka bashkndjerë me Shqipërinë edhe në këto momente të vështira nëpër të cilat po kalon i gjithë populli.
Përkrahjen e tij për popullin tonë ai e ka treguar edhe në një postim të radhës duke përkujtuar tërmetin e vitit 1999 që atë kohë kishte goditur Turqinë, eqë sipas Tolgahan askush më mirë nuk i kupton shqiptarët se sa populli turk.
“Në vitin 1999 ne jetuam një tërmet shumë të rënde 7.4 ball ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen qe ndjeni ju sot ne e kuptojmë shume me mire, Zoti i ndihmohet te gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla. Jemi me ty Shqipëri”, ishin fjalët e aktorët sipër flamurit të Shqipërisë.