Aktori shqiptar tregon si mësoi kalërimin dhe gjuhën indiane
Aktori shqiptar Nik Xhelilaj luan rolin kryesor në versionin e ri të filmit “Winnetou”, të bazuar në romanin klasik me të njëjtin emër të autorit gjerman Karl May. Ky projekt është i televizionit gjerman ‘RTL’, derisa do të fillon të shfaqet më 25, 27 dhe 29 dhjetor nga ora 20:15.
Kjo po pritet me interesim të jashtëzakonshëm në Gjermani për filmat e vjetër dhe kulturën e mëhershme, derisa aktori shqiptar është në qendër të mediave gjermane.
Së fundi ‘nordbuzz.de’, ka realizuar një intervistë me aktorin e famshëm shqiptar, përcjell albfinco.ch. ‘Në fillim emrin ‘Winnetou’, nuk më tha shumë. Pastaj filluam projektin dhe natyrisht u kuptua se do të luaj rolin e një legjende. Kam shikuar vetëm një film të vjetër me titra anglisht. Natyrisht kam lexuar shumë për filmat e vjetër. Më ka interesuar historia e Karl May dhe librat e tij”, ka thënë Xhelilaj.
Më pas Nik Xhelilaj ka folur për rolin në film dhe xhirimet, ku i është dashur që të përshtatet shumë në të rol, madje edhe fizikisht.
Niku foli edhe për karakterin e “Winnetou”. “Ai është mjaft kompleks. Ai thotë pak, por fjalët e tij kanë rëndësi të madhe. Sigurisht, kjo më ka ndihmuar të mësoj gjuhën Lakota, që është një gjuhë e lashtë indiane.
Megjithatë, çfarë mësoi aktori shqiptar përveç gjuhës indiane. “Ndryshimi fizik ishte mjaft rraskapitëse, por e parashikueshme. Gjithashtu kam mësuar të kalëroj. Në fillim kisha frikë prej tyre. Megjithatë, më pas kam kaluar dy-tri orë në ditë për disa javë. Por, kisha një trajner të shkëlqyer”, theksoi ndër të tjera Nik Xhelilaj.
“Winnetou” shqiptar tregon si mësoi kalërimin dhe gjuhën indiane