Aktori që jeton me dy gra: Të kesh veç një grua është e mërzitshme
Aktori Justin Rupple dhe agjentja e pasurive të patundshme, Katy Rupple, kanë një martesë të hapur dhe tashmë kanë pranuar në marrëdhënien e tyre edhe një person të tretë.
38-vjeçari, i cili ka dubluar zërin e Dëayne te ”The Rock”, u takua me Katy në shfaqjen e tij të humorit në 2006. Pasi u martuan, Katy, 39-vjeç, shprehu dëshirën për të eksploruar biseksualitetin e saj, shkruan “Page Six”.Pas shtatë vitesh, ata ftuan Claire Thornhill, 36 vjeçe, shoqen e kolegjit të Justin, në martesën e tyre.
Ndërsa disa njerëz ëndërrojnë të jenë me dy gra për vetëm një natë, Justin tani është në një lidhje të qëndrueshme me të dyja.
“Si njerëz, ne jemi të aftë të duam shumë njerëz pa e zvogëluar dashurinë që kemi për çdo individ”, tha Thornhill. “Ne jemi jashtëzakonisht me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin”.
Ata madje kanë llogarinë e tyre në Instagram, “@thrupples”, aty ku ndajnë momente intime të jetës së bashku për t’u treguar ndjekësve pothuajse gjithçka që ndodh në përditshmërinë e tyre.
A ka zhelozi në këtë çift?
“Xhelozia është një emocion njerëzor dhe ne do të gënjenim nëse do të thonim që kjo nuk ekziston“, tha Thornhill. “Kur ndodh, ne flasim në grup dhe kurrë nuk mohojmë ndonjë emocion”.