Aktori i preferuar i shqiptarëve, “Mehmet Kosova” bëhet baba për herë të parë

Aktori i preferuar i shqiptarëve, “Mehmet Kosova” bëhet baba për herë të parë

Ai fitoi zemrat e shqiptarëve me rolin e “Mehmet Kosovës”, dhe së fundi aktori turk Kenan İmirzalioğlu është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal janë bërë prindër të një vajze të cilës ia vendosën emrin, Lalin. Sinem dhe vajza, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ashtu siç raportojnë mediat turke aktori ka rezervuar një kat të spitalit, duke mos lejuar askënd të hyjë veç stafit mjekësor dhe familjarëve.

Aktori bashkë me bashkëshorten dhe vogëlushen e sapolindur u panë sot duke u larguar nga spitali.

Kujtojmë që Kenan dhe Sinem janë të martuar prej 4 vitesh./Indeksonline/

Shpërndaje në: