Aktori i ‘Portokalli’ tenton ta imitojë Albin Kurtin
Spektakli i humorit “Portokalli”, që për shumë kohësh ka sjell skeçe të shumta humorisitike duke bërë imtimet e emrave të ndryshëm të politikes.
Ndër vite, ky spektakël i humorit është shquar edhe për thumbimet politike dhe imitimet e emrave të njohur të politikës që ka sjell.
Për herë të parë, tani ka sjell në rol Kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin.
Në dy skeçet javore të sezonit të ri, Kryeministri Kurti erdhi nën interpretimin e aktorit Erblin Bajko.
Në pikën e radhës humoristike, skeçi përfshinte edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, nën interpretimin e aktorit Florian Binaj.
Që të dyja skeçet kanë ngjallur reagime të shumta në kanalin “YouTube”, me shumë prej komentuesve që i kanë përgëzuar aktorët në fjalë për aftësitë e tyre të imitimit.