Aktori i njohur turk në telashe: Rrezikon të denohet me 14 vite burg
Gjatë kohës që seriali turk “Lugina e Ujqërve” transmetohej, nuk kishte njeri që nuk e njihte dhe nuk e imitonte personazhin kryesor Polat Alemdar, mirëpo pas këtij informacioni, ju ndoshta nuk do ta pëlqeni aq shumë aktorin, transmeton Gazeta Metro Necati Sasmaz, i njohur ndryshe si Polat Alemdar, kohët e fundit u raportua në media si pjesë e një skandali. Aktori akuzohet për shkelje të privatësisë.
Konkretisht, bëhet fjalë për përgjimin e gruas së tij Nagehan Sasmaz, me të cilën aktori donte të divorcohej.
Ishte Nagehan ajo që ngriti një proces gjyqësor kundër Nexhati me akuzat e “cënimit të privatësisë dhe jetës private”.
Për shkak të kësaj shkelje të të drejtave të saj, aktori kërcënohet me burgim deri në 12 vjet.
Aktori e bëri këtë procedurë ndërsa çifti ishte në fazën e divorcit, ku pasi siguroi këto biseda telefonike, i paraqiti në gjykatë si provë, duke menduar se do të favorizohej, por në fakt ndodhi e kundërta.
Ndryshe, seriali “Lugina e Ujqërve” ka qenë njëri ndër serialet më të komentuar dhe më të shikuara turke.