Aktori i njohur pas ndarjes kërkon ‘momente të veçanta’
Aktori i famshëm Channing Tatum u nda nga këngëtarja Jessie J disa javë më parë, dhe siç thonë miqtë e tij, ai tashmë ka filluar të kërkojë dashuri të re në internet përmes aplikacioneve për takime.
Tatum dhe Jessi janë bashkë për më shumë se një vit dhe ata janë ndarë për arsye të panjohura.
Channing, siç mësohet, përdor aplikacionin Raya, një program ekskluziv, tweet-et e të cilit pretendojnë se janë “një komunitet privat, me bazë anëtarësie, për njerëz nga e gjithë bota për t’u takuar dhe shoqëruar”.
Aplikacioni iu rekomandua aktorit nga miqtë dhe Tatum, 39-vjeç, pranoi me fjalët: “Unë nuk kam asgjë për të humbur”.
Tatum ka qëndruar në Raya për disa javë tani dhe është në kërkim të “momenteve të veçanta”