Aktori i Broadway vdes nga komplikimet e koronavirusit
Një aktor i Broadway dhe TVsë që kaloi muaj në kujdes intensiv pasi pësoi komplikime nga koronavirusi ka vdekur.
Nick Cordero, i cili ishte 41 vjeç, vdiq të dielën vonë, tha gruaja e tij Amanda Kloots në një postim në Instagram.
“Zemra ime është e thyer pasi nuk mund ta imagjinoj jetën tonë pa atë.”
Ajo tha që burri i saj kishte luftuar me Covid-19 për 95 ditë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai pësoi sepsë dhe mini – sulme dhe këmbën e djathtë e kishte të amputuar për shkak të mpiksjes së gjakut.
Cordero ishte nominuar për çmimin Toni për rolin e tij në “Bullets Over Broadëay”. Ai gjithashtu kishte role aktive në “Waitress” dhe “A Bronx Tale”.