Aktakuzë ndaj të pandehurit që vrau bashkëshorten në Pejë

Aktakuzë ndaj të pandehurit që vrau bashkëshorten në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.L., për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 16 prill të këtij viti në orën 08:00 të mëngjesit, e kishte vrarë bashkëshorten e tij Gj.U., me armë zjarri. Prokuroria tha se i pandehuri ka pasur konflikte të vazhdueshme me viktimën.

Ai ishte paraqitur në Stacionin Policor të Pejës duke i njoftuar zyrtarët policorë me fjalët “vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”.

I pandehuri akuzohet edhe për veprën mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallën fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në: