Aktakuzë kundër pesë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjakovë

Aktakuzë kundër pesë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet H.Ç., M.U., S.M., Z.V., A.H., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se të pandehurit me inicialet H.Ç., M.U., S.M., Z.V., A.H., me datë të pacaktuar e deri në fillim të muajit qershor të vitit 2024, në cilësinë e personave zyrtar pranë Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A – Dega në Rahovec, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër dobi pasurore të kundërligjshme, të cilët të koordinuar në mes vete, në dëm të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A, kryejnë shërbime në komunë të Rahovecit, tek qytetarët e saj gjatë orarit të punës dhe jashtë tij pa dijeninë e kompanisë, në atë mënyrë kanë shfrytëzuar: kamionin, eksavatorin, derivatin dhe materialin e nevojshëm për kyçen e ujësjellësit tek qytetarët me të cilët kishin biseduar tani të pandehurit gjegjësisht, H.Ç., i koordinuar me të pandehurin S.M., të pandehurin Z.V., dhe të pandehurit A.H., dhe M.U., kanë marrë për shërbimet e kryera tek qytetarët si, L.O., shumën prej 1.500 euro, G.D., shumën prej 350 euro, H.D., shumën prej 750 euro, A.A., shumën prej 1.000 euro dhe P.M., shumën prej 2.000 euro, të holla këto te cilat janë ndarë në mes të pandehurit H.Ç., dhe S.M., ndërsa në pagesa më të vogla u janë dhënë tre të pandehurve të tjerë, me çka në këtë mënyrë me veprimet e tyre të kundërligjshme të njëjtit i shkaktojnë dëm material të dëmtuarës K.R.U “Gjakova” SH.A.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik”.

 

Shpërndaje në: