Aktakuza ndaj Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Këto skandale duhet të marrin fund me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi ka reaguar pas ngritjes të aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Kryeziut dhe dy të dyshuarve të tjerë.
Azemi, përmes reagimit në Facebook thotë se aktakuza e re ‘’ tregon hapur se keqqeverisja në sektorin energjetik ka arritur kulmin’’.
Sipas tij, dëmi prej 37 milionë euro që dyshohet se i është shkaktuar vendit si pasojë e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ‘’është një grabitje e xhepave të qytetarëve dhe një tjetër rast i paaftësisë qeverisëse’’.
Postimi i plotë:
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit tregon hapur se keqqeverisja në sektorin energjetik ka arritur kulmin.
Dëmi kolosal prej 37 milionë eurosh, i shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë viteve 2021-2023, nuk është thjesht një shifër – është një grabitje e xhepave të qytetarëve dhe një tjetër rast i paaftësisë qeverisëse.
Emërimet politike, mungesa e mbikëqyrjes dhe dështimet në KEK kanë shkatërruar një nga asetet më strategjike të Kosovës.
Kjo qeveri, që refuzon të japë përgjegjësi për skandalet e vazhdueshme në KEK, i ka lënë qytetarët në errësirë, me mungesë energjie dhe me fatura të shtrenjta.
Këto skandale duhet të marrin fund me 9 shkurt!