Aktakuza e dytë ndaj Nagip Krasniqit, Zemaj – Kurtit: Hec e shko tani në prokurori

Aktakuza e dytë ndaj Nagip Krasniqit, Zemaj – Kurtit: Hec e shko tani në prokurori

Pas ngritjes së aktakuzës së dytë ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqit, me dyshime për shkaktim dëm prej 37 milionë eurosh, ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me fjakët “hec e shko tani në prokurori”.

Kjo si referencë ndaj Kurtit i cili ka refuzuar t’i përgjigjet prokurorisë speciale për t’u intervistuar në kapacitet të dëshmitarit për çështjen e Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Postimi i plotë:

A ju nxonen prapë a?

Qytetari në terr e ju i pasket bërë dëm të madh hiq me pak se 37 milion euro të buxhetit të varfur.

Hec e shko tani në prokurori!!!

Shpërndaje në: