Akt-akuzë për Radoiçiqin në Serbi? Juristët: Taktika të Vuçiq para ndërkombëtarëve
Në kohën kur Kosova po përballej me skanimet e dëmit të sulmit në kanalin e Ibër Lepencit dhe ndërkombëtarët e cilësuan si akt terrorist dhe kërkuan përgjegjësit të përgjigjen para drejtësisë, nga Beogradi erdhi një paralajmërim në lidhje me rastin e Banjskës.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit, Nenad Stefanoviç, deklaroi se në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2025 do të merret vendimi lidhur me ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Millan Radoiçiqit.
Në Prishtinë këto dy zhvillime i shohin të ndërlidhura dhe me urdhër të Vuçiçit, që mund të ketë qenë nën presion ndërkombëtar për sulmet terroriste në Kosovë.
“Trikat apo taktikat e Vuçiçit janë tashmë të njohura, pra kur ka një presion nga Bashkimi Europian apo nga shtetet e QUINT-it ai menjëherë ka sinkornizuar e veprimet e Prokurorisë së Beogradit që ata po bëjnë një aktakuzë duke i bërë bisht obligimeve ndërkombëtare”, tha avokati Xhevdet Smakiqi.
Juristët nuk kanë asnjë besim se drejtësia në Serbi do të përpiqet të hedh dritë mbi sulmin e Banjskës dhe të mbajë përgjegjës Radoiçiçin.
“Duke qenë se në bindjen time prapa këtij sulmi [të Banjskës] por edhe këtij të fundit [Ibër Lepenc] qoftë direkt, qoftë indirekt, janë institucionet dhe makineria e Vuçiçit nuk pres ndonjë epilog real në trajtimin e kësaj ngjarje”, tha avokati Ardian Bajraktari.
Edhe pse Serbia pretendon se ka të drejtë të gjykojë këtë rast pasi Kosovën e konsideron pjesë të saj, realiteti faktik ia pamundëson asaj këtë gjë duke qenë se ngjarja ka ndodhur në territorin e Republikës së Kosovës.
“Duke pasur parasysh edhe parimin e territorialitetit, pra vendin ku është kryer vepra penale nga ana e Milan Radoiçiç nuk ka kompetencë lëndore dhe as territoriale që prokuroria e Serbisë ta hetojë, ta akuzojë Milan Radoiçiçin duke pasur parasysh edhe parimin e njëanshëmrisë dhe mospritjes për një gjykim objekitv dhe të pavarur”, tha avokati Xhevdet Smakiqi.
Ekstradimi i Radoiçiç dhe grupit të tij në Kosovë që të përballen me drejtësinë është kërkesa e vazhdueshme e Prishtinës zyrtare duke qenë se ka edhe një aktakuzë të ngritur kundër tij.
Mirëpo kjo do të mund të bëhet vetëm me një presion ndërkombëtar.
“Në bindjen time vetëm poresioni i i vazdheushëm dhe në rritje i faktorit ndërkombëtar përfshirë vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të rezultojë me ndryshimin e gjendjes”, tha avokati Ardian Bajraktari.
Radoiçiç, që ishte nënkryetar i Listës Serbe kur ndodhi sulmi terrorist i Banjskës, mori përgjegjësinë për organizimin e tij pasi paraprakisht ishin publikuar pamjet ku shihej ai në manastir./A2CNN/