Aksioni i RENEA-s, sekuestrohen mjete të blinduara në shtëpinë e Bajrajve në Shkodër

Aksioni i RENEA-s, sekuestrohen mjete të blinduara në shtëpinë e Bajrajve në Shkodër

Forcat RENEA zhvilluan një aksion në qytetin e Shkodrës, ku si rezultat u sekuestruan dy automjete të blinduara, të lidhura me familjen e njohur Bajraj.

Raportohet se një prej automjeteve rezulton në pronësi të një kompanie, ndërsa tjetri është regjistruar në emër të një shtetasi.

Kontrollet u shtrinë edhe në banesën e familjes Bilali, ku nuk u gjet asnjë send i dyshimtë.

Ndërkohë, në banesën e Izmir Sakicës nuk u evidentua asgjë e paligjshme, por babai i tij u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje dhe më pas u la i lirë.

Aksioni u zhvillua me urdhër të prokurores Elida Kaçkini.

Sipas informacioneve nga SPAK, në Shkodër vazhdojnë të jenë të pranishme jo vetëm forcat RENEA, por edhe disa grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe një grup i forcave operacionale të Policisë së Shtetit, të dërguara nga Tirana.

Shpërndaje në: