Aksion në Zubin Potok: Gjenden armë, granatë dore, antiplumba e radio lidhje, arrestohet një person

Aksion në Zubin Potok: Gjenden armë, granatë dore, antiplumba e radio lidhje, arrestohet një person

Kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot është zhvilluar një aksion në Uglarë të Zubin Potokut, ku edhe janë konfiskuar disa armë. Sveçla ka thënë se personit që i janë gjetur armët është arrestuar  dhe lënda është iniciuar në Prokurori.

Sveçla ka thënë se s’do të ketë asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve të Kosovës.

“Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë.Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.

Shpërndaje në: