Janë arrestuar 20 persona pas një aksioni që ka zhvillluar Policia e Kosovës në 14 lokacione të ndryshme në komunë Prishtinës dhe janë sekuestruar 120 mijë euro, shkruan Periskopi.
Sic thuhet në njoftim këta persona dyshohet se kanë kryer veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike dhe Mashtrim”.
“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante dhe atë:
• Para të gatshme – rreth 120,000.00 euro;
• Vetura të ndryshme – 5 (pesë);
• Janë ngrirë mjete financiare nëpër banka në Kosovë, si dhe prona të paluajtshme;
• Rreth 30 kompjuter;
• Rreth 30 telefona;
• Pajisje memorizuese;
• Dokumente dhe prova tjera relevante për rastin, etj”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, është zhvilluar aksion, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetim të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës.
Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 14 lokacione, në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë dhe janë arrestuar 20 persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale: “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Mashtrimi”.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante dhe atë:
• Para të gatshme – rreth 120,000.00 euro;
• Vetura të ndryshme – 5 (pesë);
• Janë ngrirë mjete financiare nëpër banka në Kosovë, si dhe prona të paluajtshme;
• Rreth 30 kompjuter;
• Rreth 30 telefona;
• Pajisje memorizuese;
• Dokumente dhe prova tjera relevante për rastin, etj.
Në zbatimin e planit operativ kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policor (DHKK, DHKEK, DHKOKR, DHTN, DHTNj, DKT, NjSO, NjRSh, dhe Krimteknika-vendi i ngjarjes). Gjithashtu, në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë gjerman, prokurorë dhe zyrtarë policor.
Me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria Speciale, 10 të dyshuar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa 10 të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.