Aksidenti tragjik në Uashington, Osmani: Kosova solidarizohet me ju

Aksidenti tragjik në Uashington, Osmani: Kosova solidarizohet me ju

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedisë që ndodhi në Washington, ku një avion dhe një helikopter u përplasën në ajër.

Në një postim të bërë në “X”, Osmani tha se Kosova qëndron pranë popullit amerikan në shenjë solidariteti gjatë kësaj kohe tragjike.

“E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Uashingtonit, D.C.  Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet gjatë kësaj kohe zemërthyese”, ka shkruar Osmani në X.

Shpërndaje në: