Aksidenti në Sllatinë: Ky është gjinekologu i njohur kosovar që mbeti i vdekur

Aksidenti në Sllatinë: Ky është gjinekologu i njohur kosovar që mbeti i vdekur

Gjinekologu i njohur nga Drenasi, Jakup Dobranja ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Burimet e Periskopit kanë thënë se doktori vdiq pasi vetura e tij u vetaksidentua dhe përfundoi jashtë rrugës.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, ka deklaruar Kelani.

Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë i doktorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Shpërndaje në: