Aksidenti në Ranillugë: Sot u varrosën dy vajzat që humbën jetën

Aksidenti në Ranillugë: Sot u varrosën dy vajzat që humbën jetën

 

Janë varrosur dy vajzat që vdiqën dje në aksidentin mes një veture e një kamioni në Domoroc të Ranillugut.

Varrimi i Antiana Thaqit u bë sot në ora 15:00 në fshatin Muçivërc, kurse varrimi i Arbnora Berishës u bë në ora 16:00 në fshatin Hodonoc, shkruan klan kosova, përcjell Periskopi.

Pos dy viktimave, në gjendje të rëndë është edhe një grua tjetër e cila mbeti e lënduar nga aksidenti tragjik.

Fillimisht policia pati njoftuar se ishte vetaksident, por pas këqyrjes së kamerave, policia tha se kishte qenë aksident mes një veture dhe kamioni, ku është arrestuar shoferi i kamionit.

 

Shpërndaje në: